Shumë prindër pyesin veten nëse fëmijët e tyre do të trashëgojnë flokët kaçurrela nëse njëri prej tyre i ka të tillë. Dhe përgjigjja që vjen nga shkenca është: me shumë gjasa, po.
Një pjesë e madhe e pamjes sonë përcaktohet nga ADN-ja e prindërve – dhe flokët nuk bëjnë përjashtim. Tekstura dhe ngjyra e flokëve formohen përmes një kombinimi kompleks të gjeneve të trashëguara nga të dy prindërit.
Nëse të dy prindërit kanë lindur me flokë kaçurrela, ka gjasa të lartë që edhe fëmija të trashëgojë këtë tipar.
Arsyeja është se flokët kaçurrela konsiderohen si një tipar gjenetik dominant, ndërsa flokët e drejtë si recesiv. Kjo do të thotë se edhe nëse vetëm njëri nga prindërit ka gjenin për flokë kaçurrela, ai ka më shumë gjasa të dominojë në ADN-në e fëmijës.
Çdo individ trashëgon nga dy “alele” gjenetike nga secili prind – katër gjithsej – të cilat ndërveprojnë për të përcaktuar tipare të ndryshme, përfshirë formën e flokëve. Nëse një nga alelet është dominant, ai shfaqet në pamjen fizike, ndërsa ai recesiv mbetet i fshehur, por mund të trashëgohet te gjenerata e ardhshme.
Sipas “Healthline”, ky tipar ndikohet nga kombinimi i shumë gjeneve, përfshirë edhe prejardhjen etnike të një personi.
Studimet tregojnë gjithashtu se tiparet që lidhen me flokët mund të kenë lidhje me kromozomet seksuale (X dhe Y), ndaj në disa raste ndarja e tipareve mund të jetë edhe e lidhur me gjininë.
Pra, nëse jeni kurioz për flokët e fëmijës suaj, kujdesuni të shikoni jo vetëm flokët e prindërve, por edhe të gjyshërve. Gjenet ndonjëherë dinë të rezervojnë surpriza.