Auto & Moto

ADAC paralajmëron: “Mbushni makinat, nafta do të shtrenjtohet…”

Shoqata më e madhe evropiane e automobilave, ADAC gjerman, i fton qytetarët të mbushin rezervuarët e makinat të tyre. “Çmimi i karburantit me siguri do të rritet pas përshkallëzimit midis Iranit dhe Izraelit”-tha ADAC. Bëhet e ditur se pas sulmit izraelit ndaj Iranit, çmimet e naftës bruto dhe gazit natyror janë rritur ndjeshëm, shkruan DW.

Në Gjermani, benzina dhe nafta kushtonin mesatarisht dy cent për litër më shumë të premten pasdite sesa 24 orë më parë, sipas ADAC. ADAC beson se nuk do të ndalet me kaq. “Kompanitë e naftës ka të ngjarë të kalojnë shpejt çmimet më të larta të naftës bruto te shoferët”-tha një zëdhënës i ADAC. Ekspertët e auto klubit gjerman ADAC këshillojnë matjen e presionit të gomave çdo dy javë. Rezistenca më e lartë e rrotullimit të gomave do të thotë që konsumohet deri në 0,3 litra më shumë karburant për 100 kilometra.

Për shkak të kësaj, tre miliardë litra karburant konsumohen çdo vit në Evropë. Nëse presioni i gomave është shumë i lartë, ndikon negativisht dhe konsumimi është gjithashtu i pabarabartë. “Për arsye komforti, prodhuesit zakonisht specifikojnë vetëm një presion minimal”-këshillon eksperti i ADAC, Ruprecht Müller. Është mirë të matni presionin e gomave përpara se të drejtoni makinën ose pasi të keni kaluar disa kilometra. Një temperaturë e jashtme prej 20 gradë Celsius është ideale.

Rregullimi i kilometrazhit në makina ose rivendosja e kilometrazhit është një praktikë që nuk përfundon kurrë. Pavarësisht Rregullores së Bashkimit Evropian për mbrojtjen kundër manipulimit të odometrit (2017), mashtrimi vazhdon ende. Një studim i Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC) vërteton se kilometrazhi i makimave të reja mund të manipulohet lehtësisht.

Por, disa prodhues makinash tregojnë se ka një mënyrë tjetër. Sipas të dhënave të policisë në Gjermani, shpejtësimatësi manipulohet në çdo të tretin automjet të përdorur. Prandaj, edhe kur blerësit kroatë blejnë automjete të përdorura në Gjermani, ata mund të presin që të hyjnë në të njëjtën kategori statistikore.