Bota

Aeroplani del nga pista, një i vdekur dhe 18 të plagosur në Rusi

Një punonjës i një aeroporti humbi jetën dhe 18 udhëtarë u lënduan pas rrëshqitjes së një avioni që po ateronte në Soçi të Rusisë. Ministria e Transportit tha se aterimi në mot të keq ka bërë që aeroplani të rrëshqasë nga pista dhe më pas të marë flakë. Aeroplani, Boeing 737 ishte nisur nga Utair dhe po shkonte në Moskë.