Bota

Airbus ul në tokë mbi 6 mijë avionë, mijëra fluturime në rrezik!

Airbus kërkoi një përditësim të softuerit të kontrollit në avionin A320, që mund të ketë pësuar dëmtime serioze për shkak të rrezatimit intensiv diellor. Në fakt, vendimi ndalon funksionimin e mbi 6 mijë aeroplanëve në të gjithë botën, pasi kompjuterët në bord janë thelbësorë për disa operacione kritike gjatë fluturimit.

Përveç përditësimit të softuerit, mund të jetë i nevojshëm një riorganizim i harduerit, i cili do të çonte në ndërprerje të mëdha të operacioneve. Mijëra fluturime janë anuluar dhe mijëra janë në rrezik.

Pse Airbus ka ulur në tokë mijëra avionë?

Një deklaratë zyrtare e Airbus-it thotë se analiza e një episodi të kohëve të fundit e që përfshinte një avion A320 zbuloi se rrezatimi intensiv diellor mund të dëmtojë të dhënat kritike për funksionimin e kontrolleve të fluturimit.

Ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe do të punojmë ngushtë me operatorët, duke e mbajtur sigurinë si përparësinë tonë kryesore.

Sa avionë janë prekur?

Vlerësohet se afro 6 mijë avionë A320 janë prekur, gjysma e flotës globale të kompanisë europiane. Megjithatë, shumica do të jetë në gjendje të kthehet në fluturim pas një përditësimi të shpejtë të softuerit.

Kur rregullohet defekti i Airbus A320?

Përditësimi dhe kontrollet në Airbus A319, A320 dhe A321 nisin nesër e zgjasin nga 3 orë e deri në disa javë.

Kur dhe si ndodhi defekti i softuerit të Airbus-it?

Vendimi u mor pas aksidentit që ndodhi më 30 tetor e që përfshinte një avion A320 që fluturonte nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa ishte në modalitetin e plotë të lundrimit, pra me autopilotin aktiv, avioni filloi të zbriste në mënyrë të pakontrollueshme për disa sekonda, para se të rifitonte lartësinë. 15 persona mbetën të plagosur muajin e kaluar.