Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, dy viktima dhe një i lënduar rëndë. Aksidenti u shënua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, ku makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Lushnjes. Shkak i aksidentit të tre të rinjve mendohet se ka qenë mjegulla e dendur.