Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë, plagosen 5 persona

Aksident me pasojë plagosjen e 5 personave në Bulqizë. Një furgon që po transportonte 5 minatorë doli nga rruga duke përfunduar në greminë. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në aksin Krastë – Qafë Bualli. Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkaq tre të tjerët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.