Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve u shënua pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në Kryebushat, ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë humbi jetën, Ludovik Malota 62 vjeç, i cili drejtonte një mjet tip benz. Në aksident u perfshi edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pesuar dëme, ndërsa bashkëshortes së tij po i jepet ndihma në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.