Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në Durrës!

Aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Herët në mëngjes, një 22 vjeçar humbi drejtimin e automjetit dhe makina përfundoi e përplasur me një trajler të parkuar, në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar. Për fat të keq, drejtuesi ndërroi jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit fatal. Policia njofton:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

Si pasojë  shtetasi D.H, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.