Aksident rrugor te kryqëzimi i njohur si “Pushimi i shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy automjete u përplasën dhe njëri prej drejtuesve mbeti i plagosur rëndë e është dërguar në spitalin e Lushnjës.
Një mjet tip Volkswagen hyri në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit, te “Pushimi i shoferit”, kur u përplas nga një minifurgon që udhëtonte drejt Fierit.
Policia ka shkuar në vendngjarje e po punon për hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në një tjetër zhvillim, në Vlorë u arrestua polici bashkiak që me makinën e institucionit, dje aksidentoi një 13-vjeçar te vijat e bardha, në lagjen “28 Nëntori”.
Mësohet se ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe në mosrespektim të tabelave për kufizim shpejtësie. I mituri ka marrë dëmtime serioze në trup e në kokë dhe u dërgua drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.