Aktualitet

Aksident në Elbasan, dy të plagosur

Aksident rrugor në Elbasan, plagoset një çift bashkëshortësh. Një 31-vjeçar humbi sot kontrollin e automjetit tip “Ford” dhe u përplas me murin e një lokali në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë.  Për pasojë u lëndua një 33-vjeçar e bashkëshortja e tij. Ata u dërguan në Spitalin e Elbasanit, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.