Aktualitet

Aksident në Kamëz, 6 të plagosur

Aksident te Kthesa e Kamzës, përplasen dy autobusë, plagosen 6 vetë. Të lënduarit, të gjithë pasagjerë, u dërguan në spital, ku janë jashtë rreziku pasi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta. Dy autobusët e përfshirë në aksident janë të linjës Kamëz-Tiranë. Ndërkaq, paraprakisht mësohet se njëri nga shoferët ishte në gjendje të dehur.

Mosdhënia e përparësisë këmbësorëve mbi vijat e bardha, shkaktoi sot një aksident në Tiranë. Pranë Parkut të Liqenit Artificial, një këmbësor u përplas lehtë nga një automjet, ndonëse po kalonte te vijat e bardha. Policia ndaloi drejtuesin e makinës, që ecte me shpejtësi.