Një tjetër aksident përgjak rrugët tona. Në Shëngjin, drejtuesi i një “Golfi 4” humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas, duke gjetur vdekjen. Viktimë mbeti një 35-vjeçar, banues në Ishull Shëngjin, ndërsa ngjarja ndodhi te vendi i quajtur Ura e Merxhanit. Policia e Lezhës nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.