Aktualitet

Aksident në Tiranë, humb jetën 39-vjeçari!

Një aksident rrugor ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin S.C., 39 vjeç, dhe pasagjer shtetasin V.C., 29 vjeç, dyshohet se doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 39-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri 29-vjeçar ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, njofton policia.