Si pasojë e një incidenti në punë, humb jetën Inspektori i punimeve të Hidrocentralit të Moglicës, Leonard Cela. 46-vjeçari ishte duke kontrolluar gërmimet kur ka rrëshqitur bashkë me një masiv shkëmbor, duke gjetur vdekjen. Policia e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.