Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme shtyn për në shtator procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit.

Seanca e radhës ndaj Ema Çokut, Fatime Kryemadhit e Pirro Xhixhos u caktua për më 14 shtator.

Shkak i dështimit të seancës së sotme u bë mungesa e avokatëve të të pandehurës Ema Çoku.

Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes.