Bota

Aksidenti i autobusit në Bullgari, japin dorëheqjen tre ministra

Tre ministra bullgarë dhanë dorëheqjen pas aksidentit të një autobusi që shkaktoi vdekjen e 17 personave dhe plagosi disa të tjerë. Dorëheqjet e tre ministrave nga partia GERB e qendrës së djathtë të presidentit Byko Borisov, tashmë këkojnë miratimin nga Parlamenti. Aksidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur një autobus turistik u përmbys në autostradë rreth 50 kilometra në veri të Sofjes.