Aktualitet

Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës, Presidenti Begaj: Institucionet të kryejnë hetim shterues për ngjarjen!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku humbën jetën 2 fëmijë, u plagos rëndë një tjetër i mitur dhe mbetën të lënduar lehtë 2 të rritur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj teksa u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave, kërkoi nga institucionet përgjegjëse një hetim të plotë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Po ashtu Begaj u bëri thirrje institucioneve që të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor dhe qytetarëve që të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.

Reagimi i Begajt:

I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë.

Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre!

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.

Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.

Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.

Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!

LEXO EDHE: Pamje tronditëse/ Aksidenti në Durrës para lokalit, momenti kur klientët të shokuar dalin jashtë dhe tentojnë të shpëtojnë fëmijët!