Tech

Aksionet e Amazon ulen ndjeshëm mes shqetësimeve për kostot e larta të inteligjencës artificiale!

Aksionet e kompanisë Amazon u tregtuan ndjeshëm më poshtë pasi kompania sinjalizoi plane për shpenzime agresive në fushën e inteligjencës artificiale. Aksionet ranë pothuajse 5 për qind deri në mbyllje të tregut dhe shënoi një tjetër rënie prej 7 për qind në seancën pas mbylljes së tregut. Më herët, Amazon njoftoi shpenzime kapitale masive rreth 200 miliardë dollarë për vitin 2026 në fushën e inteligjencës artificiale.

Investitorët u shqetësuan se investimet e mëdha të kompanisë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale do të ushtronin presion mbi marzhet e fitimit në afat të shkurtër. Shitja e aksioneve në sektorin e teknologjisë tërhoqi gjithashtu poshtë edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj të industrisë pas njoftimeve të ngjashme për shpenzime. Kjo rënie shënoi një nga uljet më të mëdha brenda një dite për kompaninë në muajt e fundit.

Amazon ka njoftuar se nuk do të vazhdojë projektin e shpërndarjes së mallrave me dron në Itali. Kompania tha se, megjithë testimet e suksesshme në San Salvo dhe bashkëpunimin pozitiv me rregullatorët italianë të aviacionit, korniza më e gjerë rregullatore nuk e mbështet këtë iniciativë. Autoriteti italian i aviacionit civil ENAC e konsideroi vendimin të papritur dhe tha se ai lidhet me “ngjarjet financiare të fundit të Grupit”. Amazon shtoi se pas një rishikimi strategjik, nuk është e mundur të realizohen objektivat afatgjata për këtë program. Projekti kishte nisur në dhjetor 2024 me testime fillestare të suksesshme.