Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Vincent Cassel dhe e dashura e tij 28 vite më e re bëhen objekt talljeje në karnavalin në Rio de Zhaneiro!

Së fundmi aktori francez Vincent Cassel mori pjesë me të dashurën e tij 29-vjeçare, Narah Baptista në karnavalin në Rio de Zhaneiro dhe u bë objekt talljeje. 57-vjeçari ishte pa bluze teksa në pjesën e sipërme të trupit kishte një numër zinxhirësh argjendi. Vincent e kompletoi pamjen me pantallona të zeza të gjera, të cilat ishin gjithashtu të zbukuruara me zinxhirë argjendi rreth belit dhe këpucë të zeza.

Gjithashtu, e dashura e tij, modelja Narah u shfaq me reçipeta argjendi dhe të brendshme të zbukuruara me aksesorë argjendi. Kjo dalje e tyre shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa nga komentuesit shkruan: “Kjo tashmë ka hyrë në krizën e viteve të fundit”, “Unë ende nuk e kuptoj se si fitoi gruan më të bukur në botë”.

https://twitter.com/seIfiedump/status/1758943821172232197?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1758943821172232197%7Ctwgr%5Edac389d47df6d98be7ffc25c339710a969516c69%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Faktori-vincent-cassel-behet-objekt-talljeje-ne-rrjete-sociale-per-shkak-te-paraqitjes-se-tij-te-cuditshme%2F

Vincent u divorcua disa kohë më parë nga gruaja e tij e dytë, 26-vjeçarja Tina Kunakey. Cassel u martua me Tina në vitin 2018, dy vjet pasi u lidhën për herë të parë dhe në prill 2019 ata patën një vajzë, Amazonia. Thashethemet për divorcin e tyre filluan të përhapen në prill të vitit të kaluar. Aktori ka qenë i martuar me Monica Bellucci nga viti 1999 deri në vitin 2013.