Së fundmi një lajm i bukur na vjen nga aktorja e njohur, Louisa Lytton. Ajo dhe i fejuari i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë. Përmes rrjetit të saj social Instagram, Louisa postoi një foto emocionuese dhe tregoi lajmin për fansat duke shprehur se:
Dhe pastaj u bëmë tre. Mirë se vjen në botë, ne jemi krejtësisht të pushtuar nga dashuria.
https://www.instagram.com/p/CTcSFGroQK_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0c21719d-9bcc-4496-b3a8-59e989eb2557
Rikujtojmë, se aktorja zbuloi se ishte shtatzënë nëpërmjet një letre drejtuar mamasë së saj.
E dashur nënë, nëse do të jem një nënë si ti, e di që do të jem më e mira. Ti më ke mbajtur dorën për 32 vjet, më ke mësuar të drejtën nga e gabuara, më ke korrigjuar drejtshkrimin dhe më ke ndihmuar të shoh dritën në fund të çdo tuneli. Dhe tani do të më udhëzosh që të bëhem mama.
https://www.instagram.com/p/CMZQL2sA31_/
Lytton është shprehur se gjatë shtatzënisë ka kaluar një periudhë të vështirë. Louisa Claire Lytton është një aktore angleze. Ajo është e njohur për rolet e saj si Ruby Allen në “EastEnders” dhe Beth Green në “The Bill”. Ajo gjithashtu përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision Dance Contest 2008”, duke përfunduar e nënta.