Zendaya ishte një nga emrat më të komentuar në premierën e filmit “Spider-Man: Brand New Day” në Shangai, ku u shfaq me një transformim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Aktorja 29-vjeçare prezantoi një model të ri flokësh, të gjatë e të drejtë, të kombinuar me balluke të shkurtra, një stil që kujtoi menjëherë figurën ikonike të Kleopatrës. Pamja u plotësua me një grim të theksuar në sy, duke i dhënë një paraqitje elegante dhe moderne.
Për tapetin e kuq, Zendaya kishte zgjedhur një fustan me motive në formë rrjete, të dekoruar me detaje bardh e zi dhe një broshë argjendi në pjesën e belit. Aksesori luksoz, ora me diamante, vathët elegantë dhe takat e bardha i dhanë edhe më shumë shkëlqim look-ut të saj.
Në këtë event ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Tom Holland, i cili u shfaq me një kostum ngjyrë kafe, xhaketë dopiopet dhe kravatë të kuqe. Çifti u ngjit gjithashtu në skenë për të prezantuar filmin dhe për të zbuluar posterin zyrtar të “Spider-Man: Brand New Day”, që do të dalë në kinema më 31 korrik.
Premiera vjen në një moment të artë për dyshen, pasi filmi i tyre më i fundit, “The Odyssey”, ka regjistruar rezultate mbresëlënëse në arkën filmike globale, duke arkëtuar mbi 303 milionë dollarë vetëm pak ditë pas premierës.
Edhe projekti më i ri i Marvel po ngjall pritshmëri të mëdha, me raportime që flasin për kërkesë rekord në para-shitjen e biletave.
Së fundmi, Zendaya emocionoi edhe fansat duke ripostuar në Instagram një seri fotografish të publikuara nga Sony Pictures, ku ajo dhe Tom Holland rikrijojnë pozat e turneut promovues të “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2016.
Dhjetë vite pas njohjes në xhirimet e filmit që i bashkoi për herë të parë, Zendaya dhe Tom Holland janë tashmë të martuar dhe vazhdojnë të ndajnë sukseset si në jetën personale, ashtu edhe në ekranin e madh.