Showbiz

Aktorja e njohur humb ndjenjat gjatë festivalit të Kanës

Bukuroshja Elle Fanning ka tërhequr vëmendjen për shkak të një incidenti që i ndodhi ditën e kaluar gjatë festivalit të Kanës.

Aktorja e njohur humbi ndjenjat gjatë eventin teksa ishte ulur në tryezë me motrën e saj Dakota Fanning dhe aktorin Colin Firth i cili i dha menjëherë ndihmën e shpejtë.

Më pas është mësuar se i gjithë problemi ishte nga korseja shumë e ngushtë që ajo kishte veshur poshtë fustanit që i kishte marrë frymën.

Fustani “Prada” i frymëzuar nga vitet ’50 mesa duket se nuk ishte zgjedhja ideale për të qëndruar për orë të tëra në festivalin e Kanës.