Në film, pamja e zhveshur e aktorëve është shpesh pjesë e zhvillimit të rrëfimit dhe karakterit. Ndonëse nuk ka shifra të regjistruara zyrtarisht, ekspertët e filmit dhe fansat kanë vlerësuar kohën totale të shfaqjes së disa aktoreve të zhveshura në ekran. Cilat aktore gra e kanë përdorur lakuriqësinë si një mjet për të përmirësuar performancën e tyre dhe për t’i dhënë autenticitet roleve të tyre? Angelina Jolie ka qenë në disa filma ku shfaqet nudo, duke kontribuar në zhvillimin e personazheve të saj dhe komplotit. Disa nga filmat e saj më të shquar përfshijnë: “Gia” (1998). Në këtë film, Jolie luan modelen e famshme Gia Carangi, duke prezantuar hapur jetën e saj, duke përfshirë skena nudo që nxjerrin në pah dobësinë e saj.

Angelina Jolie ka pranuar së fundmi se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”. Përkatësisht, për rolin kryesor të Maria Callas në këtë film, Jolie është nominuar për Golden Globe, e njëkohësisht konsiderohet edhe favorite për Oscar. Dëshira e saj për këtë rol ishte e veçantë, ndaj e pyetur nga regjisori Pablo Larrain nëse mund të këndonte, Jolie tha atë që donte të dëgjonte.
“Unë kurrë nuk kam kënduar. Një herë dikush më tha se nuk mund të këndoja dhe kjo më bllokoi plotësisht. Nuk i thashë askujt, por është një pjesë e imja që thjesht e shtypa. Kur Larrain më pyeti nëse mund të këndoja, unë thashë se askush nuk mund të këndojë si Maria Callas, por unë do të bëj më të mirën time”-tha Jolie për Variety. Pranoi se që në fillim mendonte se do t’ia dilte mbanë në skenat e këngës, por gjithçka ndryshoi kur filloi mësimet e para me mësuesen e muzikës. Ndërkaq, plot 8 vite kanë kaluar në një betejë ligjore dhe Brad Pitt e Angelina Jolie kanë arritur një marrëveshje përfundimtare divorci, duke shënuar një moment të rëndësishëm në procesin e ndarjes së tyre, duke e zyrtarizuar atë.