Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka identifikuar një ngarkesë me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonelë. Këto ngarkesa vinin nga Brazili dhe ishin të destinuara për tregun Shqiptar. AKU thotë në një deklaratë se gjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe kthyer mbrapsht veç dy rasteve të mësipërme edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.