Gossip Showbiz

Akuza të rënda ndaj Meghan Markle: Një ndjekëse thotë se u dogj nga receta e kripës së banjës?

Një grua nga Maryland, SHBA, ka ngritur akuza serioze ndaj Meghan Markle dhe Netflix, duke pretenduar se ka pësuar djegie dhe plagë të hapura pas përdorimit të një recete për kripë banje të paraqitur në serialin “With Love, Meghan”.

Bëhet fjalë për Robin Patrick, e cila tregon se receta – një përzierje me kripëra Epsom dhe Himalaje, vaj arnika dhe vaj livandoje – i ka shkaktuar plagë dhe dhimbje të forta. Receta u shfaq në episodin e parë të emisionit, si një dhuratë relaksuese e përgatitur nga Meghan për një mikeshë.

Patrick tani kërcënon me padi prej 10 milionë dollarësh ndaj Dukeshës së Sussex-it, Netflix dhe kompanisë “Archewell”, duke e cilësuar shpërndarjen e recetës si “neglizhencë të rrezikshme”, pasi nuk u dha asnjë paralajmërim për efektet e mundshme anësore.

Ndërkohë, avokati i Meghan Markle, Cameron Stracher, ka reaguar duke i hedhur poshtë akuzat dhe ka theksuar se përbërësit në fjalë kërkojnë kujdes të veçantë për personat me probleme shëndetësore, gjë që është e qartë në etiketat e produkteve.

Rasti ka ngjallur debat në rrjet mbi rolin dhe përgjegjësinë e figurave publike kur ndajnë këshilla që lidhen me shëndetin.