Taulant Balla do të depozitojë një kallëzim penal për shpifje ndaj Lulzim Bashës. Shkak u bënë akuzat e Kryetarit të Partisë Demokratike kundër Kreut të Grupit Kuvendor të PS-së për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit. Balla u shpreh se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.