Showbiz

Akuzohet se ka përdorur photoshop tek fotot e fëmijërisë, Dua Lipa reagon ashpër

Së fundmi ajo ka festuar për arritjen e 30 milion ndjekësve në Instagram duke postuar një foto kur ishte shumë e vogël.

Mes komenteve të shumta të cilët e komplimentojnë bukurinë e saj natyrale, kishte edhe nga ata të cilët e akuzonin këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare se ka përdorur photoshop.

Shumë komentues ishin te mendimit se Dua Lipa ka modifikuar fotot e fëmijërisë së saj për të zmadhuar buzët dhe këto komente nuk janë anashkaluar nga këngëtarja.

“Të gjithë njerëzit që mendojnë se unë kam modifikuar fotot e vegjëlisë time me photoshop janë të çmendur. Nuk më besohet që më duhet të mbroj veten time kështu, ju jeni nën efektin e ndonjë droge” ,-shkroi këngëtarja 23-vjeçare në Instagram.