Një numër prej 16 miliardë fjalëkalimesh për Apple, Facebook, Google dhe shërbime të ndryshme qeveritare amerikane janë publikuar në internet, duke shkaktuar alarme globale sigurie në atë që ekspertët e quajnë shkeljen më të rëndësishme të të dhënave në histori. Shkelja masive e sigurisë e ka detyruar Google të nxisë miliarda përdorues të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e tyre. Në të njëjtën kohë, FBI ka lëshuar paralajmërime për amerikanët në lidhje me hapjen e lidhjeve të dyshimta në mesazhet SMS.
Ekspertët e sigurisë kibernetike në Cybernews, të cilët hetuan shkeljen, zbuluan 30 grupe të dhënash të ekspozuara që përmbanin midis dhjetëra milionë dhe mbi 3.5 miliardë të dhëna secili. Ndoshta më alarmuese është se ekspertët konfirmuan se pothuajse të gjitha këto grupe të dhënash të ekspozuara përmbajnë informacione të paraportuara më parë, duke e bërë këtë një krizë krejtësisht të re sigurie.
“Kjo nuk është vetëm një rrjedhje, është një plan për shfrytëzim masiv”-kanë thënë studiuesit nëpërmjet Forbes. Informacioni përbëhet kryesisht nga URL të çiftëzuara me kredencialet e hyrjes dhe fjalëkalimet, duke u dhënë potencialisht hakerëve qasje në pothuajse çdo shërbim online të imagjinueshëm, nga Apple, Facebook dhe Google, te GitHub, Telegram dhe shërbime të ndryshme qeveritare.
Ndërkaq, koncepti i një PIN kodi me katër shifra mund të duket i thjeshtë. Me vetëm 10 mijë kombinime të mundshme, krijimi i tij unik mund të jetë një sfidë. Një PIN i dobët ose i parashikueshëm mund t’ju lërë të prekshëm ndaj qasjes së paautorizuar, duke e bërë të rëndësishme zgjedhjen e një PIN-i të fortë dhe unik. Por cilët janë ato PIN-kodet më të zakonshëm? Ju ndoshta keni një PIN me katër shifra për të ruajtur aksesin në telefonin tuaj, ose llogarinë tuaj bankare. Problemi, sipas një raporti nga Australian Broadcasting Corporation (ABC), është se kodet PIN më të përdorura janë aq të njohura sa dikush mund të jetë në gjendje të thyejë një telefon që ka gjetur ose vjedhur.