Rusia ndez alarmin e kuq për mungesë birre, pijen e preferuar të tifozëve në këtë Kupë Bote. Më shumë sesa për penalltinë e humbur nga Messi ndaj Islandës, apo për dëmtimin e mundshëm të Neymar, tifozët janë të shqetësuar për mungesën e birrës. Kompania Baltika bëri me dije se ekziston rreziku që fansat të mbeten thatë në Rusi në vazhdohet me këto ritme. Në Moskë nuk ka mjaftueshëm birrë për të përballuar kërkesat e tifozëve gjatë kampionatit botëror, thuhet në njoftim.