Showbiz

Aldohej se Cristiano Ronaldo u martua në fshehtësi, ja si qëndron e vërteta

Lajmi se Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez u martuan në fshehtësi po qarkullon në shpejtësi në rrjet.

Mendohet si ylli i futbollit dhe modelja kryen një ceremoni të fshehtë në Mikonos vetëm me familjarët por e vërteta nuk qëndron aspak kështu.

Pak kohë më parë Ronaldo pranoi në një intervistë se do të martohej së shpejti me të dashurën e tij sepse është i dashuruar e gjithashtu kjo është ëndrra e nënës së tij.

Mesa duket të gjithë i kanë marrë për të mirëqena fjalët e sportistit pasi në të vërtetë nuk ka ndodhur asnjë martesë. Përfaqësuesit e tij janë shprehur për “Daily Mail” se kjo është ‘fake news’ pasi Cristiano dhe Georgina nuk kanë plane të martohen në të ardhmen e afërt.