Pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj se bashkia ka arritur një marrëveshje me disa përfaqësues të artistëve, për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, reagoi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes një deklarate zyrtare Aleanca bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshje me asnjë përfaqësues qeveritar. Aleanca këmbëngul se nuk mund të ketë falje të truallit publik ku shtrihet Teatri Kombëtar dhe ai eksperimental.