BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Lajmet e fundit Showbiz

Alessio: Nuk kam të dashur, por… “Dashuria dhe vdekja nuk të pyesin kur vijnë”! Në BBV5 nuk duhen, shtiren!

Një ditë pas 28-vjetorit të Top Albania Radio-s, rikthehet BBV – Live nga shtëpia, me protagonistë banorët e “BBV5”. Personazhet më të komentuar të momentit vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri, aty ku Top Albania Radio ka ngritur studio radiofonike. Mos e humbisni këtë takim deri në orën 18:00.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Moderatorë e të ftuar, banorët janë ndarë në panele. Alesio i ftuari i parë i Stenaldos  dhe Shëndritit. Ky i fundit në hyrje të bisedës tha se Alesio është prej atyre që e ka mbajtur tregun e muzikës në nivele të larta.

Shëndrit: Alessio, a ke të dashur?

Alessio:  Jo nuk kam. kam qenë si cdo preson i dashuruar, por jo momentalisht.

Po ju sqaroj diçka. Jam rritur jetim me nënë e babë gjallë. Në këtë jetë nuk ka bën suksesi, por vuajtjet, dhimbjet… Kur gjejmë dashurinë, dashurojmë si kalamaj.

Stenaldo: Unë besoj se ata që dashurojnë fort, kanë lënë një vend më të madh në zemër për këtë.

Shëndrit: Alessio, Dashuria perfekte nga industria e muzikës, apo mos nuk dëshiron të ketë të bëjë?

Alessio: Mendoj se nuk di ta them, dashuria dhe vdekja vjen kur do vetë. Edhe kur e humb, njësoj është. Dashuria është thelbi.

Stenaldo: Po për dashuriçkat këtu? Çfarë mendon?

Alessio: Unë dua që të ata duhen, ku ka dashuri ka paqe, por në këtë rast është thjesht një lojë…

Stenaldo: As mes meje dhe Malit? (Qeshin të tre)

Alessio: Ajo është e sinqertë… është shoqëri.

Shëndrit: Kuzhina, pasion i Alesios, na e trego arsyen…

Alessio: Jeta është e cuditshme, flinim në makinë rrugëve me një shok, kemi vuajtur. Dhe kur kur morrëm shtëpi filluam të gatuanim, aty lindi e gjitha. Në itali kam patur 4 restorante, e kam pasion gatimin. Kalamajve i kam gatuar cdo lloj ushqimi. Kuzhina është art. Artistët duhet të dinë të gatuajnë. Ushqimi si dashuria…

Shëndrit: Kur do ta ftosh në Melburn?
Kur i them gjërat i mbaj… Unë ju ftoj…siç i kam çuar të gjithë këngëtarët atje…Noizin, Elvana Gjatën, Kidan… Ndaj iu marr edhe ju atje…

Stenaldo: Tani veten e gjen në menaxhim… merresh vetëm me shqiptarë apo edhe ndërkombëtarë?

Alessio: Kam të rinj, edhe shqiptarë. Punoj më shumë më telefon, e them dhe bëhet, nuk jam tipi i email-eve.

Stenaldo: Cili është sekreti? Manaxheri i mirë kur e sheh që artisti ndihet i lodhur apo i pamotivuar… duhet ta shtysh të ringrihet, në çdo rast, edhe kur nuk ka talent.