BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Showbiz

Alessio zbulon lidhjen me fëmijët! Nëna e tyre një grua shumë e fortë, edhe pse nuk jemi bashkë e respektoj! Unë kam patur jetë të shthurrur!

Një ditë pas 28-vjetorit të Top Albania Radio-s, rikthehet BBV – Live nga shtëpia, me protagonistë banorët e “BBV5”. Personazhet më të komentuar të momentit vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri, aty ku Top Albania Radio ka ngritur studio radiofonike. Mos e humbisni këtë takim deri në orën 18:00.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Moderatorë e të ftuar, banorët janë ndarë në panele. Alesio i ftuari i parë i Stenaldos  dhe Shëndritit. Ky i fundit në hyrje të bisedës tha se Alesio është prej atyre që e ka mbajtur tregun e muzikës në nivele të larta.

Alessio: “Në jetën time kam 3 drita, tre kalamaj, dhe nëna e tyre është një grua shumë fortë, edhe pse nuk jemi bashkë e respektoj. Kam një dashuri shumë të madhe, kur dashuroj jap gjithçka, edhe për shoqërinë, kështu e kam zemrën.

Stenaldo: Kur zgjohesh, si ndihesh që nuk sheh fëmijët?

Alessio: Unë kam patur jetë të shthurrur…Nuk më ndikon kjo në përditshmëri. Por jam pranë tyre sa më shumë që mundem, jo vetëm ekonomikisht. Nuk jam baba si të tjerët, fëmijët e dinë. Goca më thotë je “cool”.

Shëndrit: Ke një portert femre me vete…

Alessio: E kam, por lidhet me të kaluarën, jo me të ardhmen. Ajo s’ka lindur akoma. Unë shijoj momentin.

Stenaldo dhe Shëndriti e ngacmojnë për tatuazhet…

Alesio: “Cdo tatuazh tregon dicka që lidhet me jetën time…”

Shëndrit: Tatuazh të Milanit në këmbë… (qeshin)