Celebrities

Alfio Rrotani së shpejti baba për herë të dytë!

Alfio Rrotani do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Këtë lajm e ka bërë ai vetë të ditur nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, duke zbuluar gjithashtu edhe gjininë e bebit që është vajzë. Alfio e bëri lidhjen e tij publike në qershor të këtij viti. Krahas fotografive të publikuara, Alfion shkruan:

Po presim pjesën më të bukur të vetes sonë, princeshën tonë të vogël! Me ty, familja jonë bëhet një kryevepër, çdo ditë më e madhe dhe më e vertetë. Do marrësh pak nga babi dhe pak nga mami, do jesh kryevepra jonë në bukuri dhe zgjuarsi! TË DUA Joana Gjonaj! 

Partnerja e Alfios quhet Joana Gjonaj, inxhiniere dhe sipërmarrëse. Kujtojmë se ai është gjithashtu edhe baba i një djali, Noah, nga lidhja me moderatoren Fatma Methasani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani)