Politikë

Alibeaj: Balla, garant për hyrjen e eurove në Shqipëri!

Partia Demokratike akuzoi policinë e shtetit se ishte në dijeni për makinën me 3.4 mln euro, që u kap një ditë më parë në Portin e Durrësit. Ndërkaq deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se: “Policia është në shërbim të mbulimit të lidhjeve të Edi Ramës me drogën. Pasi e vuri në shërbim të Tahirit dhe Xhafës, sot e përdori për të fshehur lidhjet e Taulant Ballës me pastrimin e parave. PD deklaron me përgjegjësi se Balla ishte garanti për të hyrë këto para në Shqipëri. Paratë u kapën pas presionit nga një vend i Bashkimit Europian”, shtoi deputeti demokrat.