Politikë

Alibeaj: Kryeprokurorja Marku duhej të shkarkohej për emërime e komandime të paligjshme

Demokratët nuk kishin dyshime se Arta Marku do të rikonfirmohej në detyrë. Sipas tyre, është Kryeministri Rama që vendos për ngelësit dhe kaluesit e Vetting-ut. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha sot se Kryeprokurorja duhej të shkarkohej për emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve. Më tej, e akuzoi se ka vepruar si prokurore politike dhe se ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve jashtë kritereve ligjore. Alibeaj shtoi se Arta Marku nuk justifikon burimin e pasurisë, sipas tij, për ndërtimin pa leje.