Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, propozon që në dialogun me Serbinë të përfshihet i gjithë spektri politik. Christian Heldt tha sot se procesi i dialogut duhet të shkojë përpara dhe të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi diplomatik i Berlinit i bëri komentet teksa politika kosovare është përfshirë nga debatet për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Kuvendi prej ditësh nuk po mundet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme pasi opozita e bojkoton atë.