Në fjalën e mbajtur sot në konferencën “Cilësia e drejtësisë në Shqipëri”, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vuri theksin te nevoja për rritjen e numrit të gjyqtarëve e prokurorëve, të mbështetur nga një numër i mjaftueshëm këshilltarësh e asistentësh ligjorë, me qëllim uljen e numrit të stoqeve.
Gonzato theksoi se këshilltarët ligjorë, janë një element thelbësor për të garantuar cilësinë e drejtësisë, kërkimin e shëndoshë juridik, si dhe përdorimin efektiv të së drejtës së BE-së.
Këto sfida tashmë kërkojnë veprime vendimtare përmes rritjes së nivelit të personelit në të gjitha gjykatat. Na duhen më shumë gjyqtarë, më shumë prokurorë, të mbështetur nga një numër i mjaftueshëm këshilltarësh e asistentësh ligjorë.
Si hap fillestar, të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen. Këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Nëse është e nevojshme, numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punët e tyre të përditshme.
Këshilltarët ligjorë janë një element thelbësor për të garantuar cilësinë e drejtësisë, kërkimin e shëndoshë juridik dhe përdorimin efektiv të së drejtës së BE-së.
Ambasadori vuri theksin te nevoja për marrjen e masave për sigurimin e cilësisë së lartë në drejtësi, teksa shtoi se gjyqtarët përballen me sfida të mëdha.
Konferenca e sotme vendos tonin për vitin që do kemi para, me fokus te shteti i së drejtës, te konsolidimi i reformës në drejtësi, mbështetja për të gjitha institucionet e drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese.
Cilësia dhe efikasiteti i drejtësisë: Nuk është e lehtë të punosh nën trysni me një stok të madh. Duhet të merren masa për tu siguruar një cilësi e lartë e drejtësisë.