Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu e cilësoi një ngjarje të rëndë vrasjen në krye të detyrës të inspektorit 34-vjeçar të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit në malin Boden në Maliq.
“Humbja e jetës së efektivit të Forcave Speciale ‘Shqiponja’ është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend. Sulmet ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit”, tha Koçiu.
Zv/kryeministrja shprehu ngushëllimet familjes së dëshmorit, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit, duke uruar gjithashtu shërim të shpejtë për efektivin Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë të njëjtit operacion dhe po merr trajtim mjekësor.