Bota

Amerika do ta shpallë organizatë terroriste, Gardën Revolucionare Islamike

Mediat amerikane paralajmërojnë se “Amerika do ta shpallë organizatë terroriste, Gardën Revolucionare Islamike”. Vendimi që mund të zyrtarizohet pas dy ditësh do të përbënte herën e parë për Uashingtonin që i jep përcaktim të tillë, një njësie ushtarake të huaj. Amerika dhe Irani ndajnë armiqësi të forta, që nga Revolucioni Islamik i para 40 viteve.