Bota

Amerika Latina gati të mbyllë fluturimet e pezulluara nga pandemia

Shumë kompani ajrore të Amerikës Latine do të mbyllen nëse fluturimet e pezulluara për shkak të pandemisë koronavirus nuk rifillojnë së shpejti. Paralajmërimi vjen nga Shoqëria Ndërkombëtare e Transportit Ajror. Nëse  shtrëngimet apo mbyllja e kufijve vazhdojnë dhe në shtator e tetor falimentimi duket i pashmangshëm. Në Amerikën Latine e në Karaibe është thuajse zero ndihma e shtetit për të mbështetur sektorin ajror. Në nivel global, qeveritë dhanë rreth 130 miliardë euro për ta ndihmuar këtë sektor të kalojë krizën.