Bota

Amerika, vendi më i goditur në botë nga koronavirusi regjistroi rreth 1 mijë e 500 viktima në 24 orë dhe 69 mijë raste të reja

Amerika, vendi më i goditur në botë nga koronavirusi regjistroi rreth 1 mijë e 500 viktima në 24 orë dhe 69 mijë raste të reja. Për të 4-ën ditë rradhazi, në Shtetet e Bashkuara shënohen më shumë se 1 mijë e 200 persona që nuk ia dalin të fitojnë betejën me COVID-19/ën. Deri tani janë mbi 153 mijë viktima e më shumë se 4 milionë e 500 mijë të prekur në total. Brazili është i dyti në renditjen e shteteve me më tepër raste e pacientë që ndërrojnë jetën nga koronavirusi, ndërsa Meksika ka spostuar Britaninë e tashmë mban vendin e tretë për numrin e viktimave, rreth 46 mijë e 700. Në nivel global janë rreth 17 milionë e 600 mijë të infektuar e afro 680 mijë viktima.

. Për të 4-ën ditë rradhazi, në Shtetet e Bashkuara shënohen më shumë se 1 mijë e 200 persona që nuk ia dalin të fitojnë betejën me COVID-19/ën. Deri tani janë mbi 153 mijë viktima e më shumë se 4 milionë e 500 mijë të prekur në total. Brazili është i dyti në renditjen e shteteve me më tepër raste e pacientë që ndërrojnë jetën nga koronavirusi, ndërsa Meksika ka spostuar Britaninë e tashmë mban vendin e tretë për numrin e viktimave, rreth 46 mijë e 700. Në nivel global janë rreth 17 milionë e 600 mijë të infektuar e afro 680 mijë viktima.