Angelina Jolie, aktorja dhe fituesja e Oscar-it, po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e saj, i cili nuk do të përqendrohet më tek Los Angeles apo tek pasojat e divorcit të saj me Brad Pitt.
Vetëm disa muaj pasi u raportua se Jolie po planifikonte të shiste shtëpinë familjare, një burim i brendshëm për “People” konfirmoi se prona tashmë po prezantohet tek blerës të parapërzgjedhur, pas disa rinovimeve të fundit.
Ajo është gati për një jetë që nuk është më e përqendruar në Los Angeles
-tha burimi.
Po e pret me padurim vitin 2026 dhe fleksibilitetin që do të ketë atëherë.
Jolie ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin Brad Pitt: Maddox (24), Pax (22), Zahara (20), Shiloh (19) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (17).
Ish-çifti finalizoi divorcin në dhjetor të vitit 2024, duke i dhënë fund një beteje ligjore tetëvjeçare.
Sipas burimeve, mundësia e Jolie për të lëvizur ka qenë e lidhur me marrëveshjet e kujdestarisë. Pas ndarjes nga Pitt, ajo bleu një rezidencë historike në Los Feliz, më parë e regjisorit Cecil B. DeMille, për t’i mbajtur fëmijët afër babait të tyre.
Sapo të mbushin 18 vjeç, do të mund të largohem
-kishte deklaruar ajo për “Harper’s Bazaar” në 2019.
Me binjakët Knox dhe Vivienne që do të mbushin 18 vjeç më 12 korrik 2026, Jolie planifikon të zhvendoset menjëherë pas kësaj date. Raportohet se ajo po shqyrton të ndajë kohën e saj mes Kamboxhias, Francës dhe disa vendeve në Afrikë, me Kamboxhinë, ku ajo adoptoi Maddox në vitin 2002, që pritet të jetë baza e saj kryesore.
Ky zhvendosje shënon një kapitull të ri në jetën e Jolie, duke i dhënë mundësinë të ndërtojë rutinën dhe jetën e saj larg Los Angeles, për herë të parë pas shumë vitesh përkujdesjeje për fëmijët e vegjël.