Celebrities Film & Tv Showbiz

Angelina Jolie së shpejti me një rol të ri, pritet të shfaqet në…

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, po punon për një film të ri, por këtë herë nuk është në rolin e regjisores, por ka rolin kryesor në film. Bëhet fjalë për “Couture”, një dramë që zhvillohet gjatë Javës së Modës në Paris dhe është drejtuar nga regjisorja Alice Winocour, për të cilën ky është filmi i saj i parë në anglisht. Filmi ndjek historinë e tre grave; regjisores amerikane të filmave Maxine (Angelina Jolie), modeles nga Sudani i Jugut Ada (Anyier Anei) dhe grimeres franceze Angele (Ella Rumpf), rrugët e të cilave ndërthuren në tërbimin e një eventi mode në Paris.

Secila prej tyre ka sekretet dhe ankthet e veta me të cilat duhet të përballet ndërsa punon prapa skenave në pasarela. Jeta e Maxine përmbyset kur zbulon se ka kancer në gji. Përveç tyre, rolin e luan edhe aktori francez Louis Garrel. Ai njihet më së miri për rolin e tij kryesor në filmin “The Dreamers”. Filmi del së shpejti. Në kast përfshihen Garance Marillier (Grave, Titane) dhe Finnegan Oldfield. Filmi, i xhiruar në frëngjisht dhe anglisht, u prodhua nga CG Cinema (Charles Gillibert) dhe u shpërnda nga Pathe. Po ashtu do të shfaqet premierë në shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe është planifikuar të dalë në kinema në tetor. 

Ndërkaq, prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një romancë midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie. Dyshja e aktorëve u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2010 “The Tourist”, ndonëse muajve të fundit ka spekulime se miqësia e tyre mund të shndërrohet në diçka më shumë se sa një marrëdhënie profesionale. Sipas mediave të huaja, Johnny dhe Angelina kanë qenë në kontakt prej kohësh dhe thuhet se po takohen fshehurazi në Londër-Los Angeles.

Sipas një burimi të afërt, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut. Burimi thekson se marrëdhënia e tyre është aktualisht në fazën e takimeve, por thuhet se Depp ka pasur ndjenja për aktoren e famshme prej vitesh dhe dëshiron një lidhje më serioze. Rikujtojmë se Johnny Depp e mbështeti Angelina Jolie gjatë divorcit të saj nga Brad Pitt. Thuhet se madje i siguroi avokatin e tij për ta ndihmuar me çështje të ndërlikuara ligjore.