Gossip Showbiz

Brad Pitt i trishtuar nga marrëdhënia e ftohtë me fëmijët: “Mbaj një barrë të rëndë…”

Brad Pitt, pavarësisht përpjekjeve për t’u afruar me fëmijët e tij, vazhdon të përjetojë një distancë të dhimbshme nga shumica prej tyre.

Sipas një raporti të publikuar nga “Us Weekly”, aktori 61-vjeçar e ndjen thellë këtë plagë emocionale, ndërsa përpjekjet e tij për të riparuar marrëdhëniet kanë rezultuar të pasuksesshme, duke i shkaktuar “trishtim të madh”.

Pitt dhe ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, kanë gjashtë fëmijë: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (16).

Burime pranë aktorit tregojnë se ai ka kontakt sporadik vetëm me dy fëmijët më të vegjël, ndërsa marrëdhëniet me të tjerët janë ende të tensionuara.

Çifti, që u martua në vitin 2014 dhe u nda në 2016, finalizoi zyrtarisht divorcin në dhjetor të vitit 2024, pas një procesi të gjatë dhe të vështirë.

Në një intervistë në maj, Pitt e përshkroi këtë periudhë si “jo të lehtë” dhe pranoi publikisht se ka bërë gabime, por theksoi se ka mësuar shumë prej tyre, duke e bërë më “të thjeshtë” si njeri.

Ndërkohë, Jolie ka deklaruar më parë për “Vogue” se “fëmijët e saj e shpëtuan” gjatë kohëve të vështira.

Fëmijët e çiftit nuk janë shprehur shpesh publikisht për marrëdhënien me babain e tyre, por gjestet e tyre flasin shumë. Maddox, kur u pyet për raportin me Pitt-in, tha shkurt:

Çfarë është bërë, është bërë

Ndërsa Shiloh, sapo mbushi 18 vjeç, ka kërkuar zyrtarisht të heqë mbiemrin Pitt dhe të përdorë vetëm mbiemrin Jolie në dokumentet e saj.

Ky zhvillim i fundit tregon sfidat e vazhdueshme në marrëdhëniet familjare të yllit hollivudian, pavarësisht përpjekjeve të tij për t’i përmirësuar ato.