Bota

Anglia ne panik, stuhia “zhvesh” stadiumin e Londrës dhe përplas njerëzit në tokë (video)

‘O2 Arena’ e Londrës është copëtuar nga stuhia Eunice me erërat që grisnin pjesë të mëdha të kupolës së saj të famshme.

Monumenti ikonë pësoi dëmtime të rënda pasi stuhitë me shpejtësi 60 milje në orë goditën kryeqytetin.

Imazhet tregojnë se një vrimë e madhe është shfaqur në çatinë me tendë të arenës, me pjesë të paneleve të bardha të shkatërruara që ‘lundrojnë’ në Thames.

Dëshmitarët shikonin të tronditur teksa struktura prej 20,000 vendesh në Greenwich u shkatërrua. Imazhet tregojnë se të paktën katër pjesë të çatisë së mbuluar janë shkatërruar plotësisht.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se rreth 1,000 njerëz u evakuuan pas “kolapsit të pjesshëm të çatisë”. Copëtimi ndodhi mbi qendrën tregtare ‘Icon’ brenda arenës, afërsisht midis dyqaneve Adidas & Nike. Ndërtesa e famshme, e njohur më parë si ‘Kupola e Mijëvjeçarit’, pret ngjarje të mëdha duke përfshirë koncerte dhe përmban restorante, bare, dyqane dhe një kinema.

Vizitorët mund të bëjnë gjithashtu një ngjitje 90-minutëshe në çatinë e njohur për pamje nga Londra si pjesë e përvojës së saj ‘Up at O2’.

Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ‘O2’ përshkruhet si: “Jo vetëm një tendë. Vendi më i njohur i muzikës dhe argëtimit në botë.

 

Mediat vendase kanë publikuar disa pamje të xhiruara në Boxpark, në të cilat dallohet se si këmbësorët rrëzohen nga era e fortë.

Alarme të tila të motit të keq në Britani janë relativisht të rralla. I fundit i lëshuar ishte në nëntor 2021. Qeveria britanike do të mbajë një takim emergjent.