Kolegji i Posaçëm i Apelimit caktoi datën 16 korrik për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Komisioneri Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Gjyqtarja Fana u dorëhoq në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.