Ana Lika aktorja e dashur për publikun ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin e vajzës së saj, Marvel, e cila sot feston 6-mujorin e lindjes. Ana publikoi një foto të ëmbël ku shihet duke përqafuar vogëlushen, e cila ka veshur një fustan të bardhë me zemra të kuqe.
“Mrekullia ime Marvel. Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kanë kaluar këto muaj. Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde (dhe tulet e tua). Faleminderit që më dhe emrin ‘mami’”,
Shkruan Ana në postim, duke ndarë dy foto të vajzës dhe partnerit të saj. Më pas shton:
Më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta, se e di që e ke qef privatësinë.

