Gossip Showbiz

Ana Lika dhe Bjordi bëhen prindër për herë të parë!

Ana Lika dhe Bjordi Mezini janë bërë prindër për herë të parë dhe janë bekuar me një vajzë.

Ata kanë ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e tyre, duke postuar një foto të vogëlushes, ku shihet vetëm dora e saj dhe një pjesë e fytyrës.

Çifti ka vendosur t’i japin emrin Marvel vajzës së tyre të sapolindur, duke e quajtur atë “mrekulli” për jetën e tyre.

Në postimin e saj, Ana ka shkruar:

Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli, dhe prandaj ne vendosëm ta quajmë ashtu. Mrekulli, mirëse u bëre pjesë e jetës sonë, Marvel Mezini. Mami dhe babi mezi po të prisnin.