“Infektimet nga koronavirusi, Europa arriti t’i kufizojë më mirë se Shtetet e Bashkuara, pasi ndërmori masa më të ashpra”. Kjo u theksua nga kryeimunologu amerikan, Anthony Fauci gjatë një raportimi në Kongres për krizën shëndetësore nga COVID-19. Sipas ekspertit “Kur në Europë u vendos karantina dhe iu bë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, çdo vend ia doli në masën 95% apo dhe më shumë”.